Keanu Reeves e pranon se është shumë i vetmuar, pret dashurinë e madhe

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Keanu Reeves është një nga meshkujt më të sjellshëm në Hollywood, gjithmonë ka kohë për intervista dhe gjithmonë përpiqet të jetë maksimalisht i kulturuar. Në një nga intervistat e tij të fundit, ai e pranoi se ndihej i vetmuar dhe se shpreson ta gjejë një dashuri të madhe.

Kohët e fundit ai ka qenë i zënë me promovimin e filmit të tij të ri, “John Wick 3: Parabellum”, në të cilin luan me Halle Berry.

Në një intervistë të fundit me Jakarta Post Keanu foli për vazhdimin e tretë të John Wick dhe u përgjigj në disa pyetje më intime të gazetarit. Një nga këto pyetje ishte e lidhur me jetën e tij të dashurisë ndërsa ai theksoi se kohët e fundit është ndier i vetmuar, shkruan KOHA Ditore.

“Aktualisht nuk kam dashuri. Por, nëse ndonjëherë shfaqet, do ta dua dhe respektoj atë person. Shpresoj se së shpejti do të ndodhë dashuria për mua”, tha aktori, duke shtuar se ai nuk mërzitet shumë për gjëra të tilla.

Gjatë intervistës ai foli për faktin se nuk mendon për veten si dikë të veçantë.

“Unë jam aktor, gjithmonë më ndjekin paparacët. Por përveç kësaj, nuk dal shumë dhe nuk bëj shumëçka. Jam goxha monoton”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme