Keira Knightley e lind në fshehtësi fëmijën e dytë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Aktorja britanike Keira Knightley pas katër vjetësh ka lindur përsëri fëmijë me bashkëshortin e saj, muzikantin James Righton.

Çifti u martua në vitin 2013 në Francë, ndërsa ende nuk dihet gjinia e të porsalindurit, raportojnë mediat britanike.

Aktorja lindi në fshehtësi, ndërsa paparacët e kapën atë duke shëtitur me karrocë fëmijësh nëpër Londër, shkruan KOHA Ditore. Gjëja e parë që ata e vunë re ishte se ajo nuk e kishte më barkun e shtatzënisë, kështu që mediat e atjeshme shkruajtën për foshnjën.

Pas lindjes së saj të parë, Knightley nuk ngurroi të fliste hapur për vështirësitë që i kalojnë femrat dhe trupat e tyre. Ajo e kishte një lindje të vështirë me vajzën e saj Edie në maj të vitit 2015.

“Mendoj se femrave nuk u japim kohë të mjaftueshme për maratonën fizike dhe emocionale nëpër të cilën kalojnë kur ato bëhen nëna. Unë e kam një mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëzit përreth meje, dhe prapë lindja dhe rritja e fëmijës tim është shumë e vështirë për mua,” tha aktorja pas lindjes së saj të parë për revistën “Balance”.

Në librin e saj “Feministet nuk veshin rozë”, aktorja e kritikoi ashpër dukeshën e Cambridge, Kate Middleton, për paraqitjen e saj të shpejtë dhe joreale në publik, vetëm disa orë pas lindjes. Aktorja tha se ajo nuk mendonte se kjo e përshkruan një pasqyrë të vërtetë të femrës, ndërsa në libër ajo e përshkroi lindjen e saj në detaje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme