Kejsi Tola nuk poston më foto plazhi, është shëndoshur

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 23:58 | Nga

Kejsi Tola nuk ka postuar këtë verë asnjë foto me bikini, duke u mjaftuar me pozat me veshje në plazh. Sipas komentuesve në rrjetet sociale, arsyeja pse këngëtarja nuk guxon të ekspozojë trupin janë kilet e tepërta, të cilat i ka fituar sërish pas dobëzimit drastik para dy vitesh.

Paparaci e ka fotografuar artisten në plazhin e Dhërmiut, duke na dhënë mundësinë të shohim linjat e saj reale. Nuk duket aq e shëndoshë sa është komentuar, por prapë nuk është në formën e saj më të mirë, edhe pse ushtrohet në palestër.

25-vjeçarja e kthehu dobësimin qëllim në vetvete, për të qenë në formë për festivalin “Kënga Magjike 2014”. Ajo tregoi për “Panoramën” se kishte arritur të dobësohej me disa kilogramë, duke mos e tepruar me ushqimin, dhe duke ushtruar zumba, minimumi dy herë në javë. Para dy vitesh, Kejsi u shfaq në kulmin e elegancës poshtë një fustani klasi, përshtatur me fabulën dhe konceptin e këngës “Iceberg”.

Edhe pse nuk është përfolur ndonjëherë për histori dashurie, nuk ka hezituar të flasë për këtë dimension të jetës, që vinte shumë madhështore në këngën në fjalë. Në një intervistë për gazetën “Panorama” shprehej se: “Në qoftë se bazohem te kënga ime dhe ‘Icebergu’, është ajo dashuria e madhe, e bukur dhe e plotfuqishme e sigurisht që e kam ëndërruar. Dhe nuk mendoj se është dikush që nuk e ëndërron këtë.

Gjithsesi, nuk jam e dashuruar, por jam plot me dashuri, ndaj jam munduar ta ndaj këtë dashuri. Vitet e fundit i kushton shumë vëmendje look-t dhe trajtimeve estetike, madje postoi dhe një foto në Instagram nga dhoma e masazhit. Për sa i përket fytyrës dhe lëkurës, ajo tregoi se mban higjienë sistematike, pasi mendon se kjo është shumë e rëndësishme për një lëkurë pa probleme.

“Me flokët nuk merrem shumë se jam pak me fat në këtë pjesë. Flokët i kam natyralë të gjatë dhe të shëndetshëm, siç duken në ekran”, tregon ajo për “Panoramën”.

ke2

ke1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme