Kejvina Kthella vjen sensuale në një video teksa vë në pah linjat trupore

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ajo tash e disa vite luan rolin e modeles dhe me këtë rast vazhdon të jetë shumë e pëlqyer jo vetëm në tregun shqiptar, por së fundmi ka kaluar edhe kufijtë.

Fjala është për bukuroshen nga Shqipëria, Kejvina Kthella që fillimisht u bë e njohur si prezantuese për t’u shndërruar më pas në yll dhe ndër modelet më të kërkuara.

Duke qenë se falë fizikut dhe dukjes atraktive ka arritur të grumbullojë ndjekës të shumtë, biondja nuk heziton që në rrjetet sociale të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, teksa nuk mungojnë as ato ngacmuese.

E tillë shfaqet edhe në videon që ka ndarë së fundmi në llogarinë zyrtare, Instagram, në të cilën shfaqet në skena mjaft sensuale.

Videoja është realizuar në Los Angeles, aty ku Kthella po qëndron prej kohësh për projektet e reja.

Ndërkohë, postimi deri më tani ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Kejvina përndryshe arriti famë të madhe në emisionin e komedianit Ermal Mamaqi “Xing me Ermalin”, e më pas u bë pjesë edhe e  “Dance With Me”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme