Kejvina pranon se ka bërë operacione plastike

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Kejvina Kthjella cilësohet si një prej femrave më të bukura shqiptare. U përfol gjatë për bukurinë e saj, por asnjëherë nuk u konfirmuar nëse ka bërë operacion plastik.

Në intervistën për “Mos i fol shoferit”, Kejvina konfirmoi se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, por nuk zbuloi detaje të tjera.

Kur u fut në studio gazetarja Enisa Ramaliu për t’i bërë disa pyetje me spec, i kërkoi Kejvinës që t’i prekte gjoksin.

Kejvina: Si janë, janë të buta apo?

Enisa: Mish, mish. Kot thonë plastike.

Kejvina: S’merrke vesh fare.

Në intervistë, Kejvina ironizoi ndjekësit kur u pyet se si reagoi kur e quajtën ‘eskortë’.

Kejvina Kthella: Jam mërzitur shumë! Qaj çdo ditë. Nuk më intereson fare. Mund të përgjigjem ndonjëherë t’i tregoj vendin.

Të ngjashme