Kelly Clarkson e përdorë pozitivitetin kundër personave dashakeq

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja 37-vjeçare ka treguar se mënyra e saj më e mirë për tu përballur me “negativitetin” e personave në mediat sociale, është t’iu kundërpërgjigjet me sjellje pozitive. Ajo, po ashtu tha se i vjen keq për njerëzit që flasin keq për të tjerët, derisa zakonisht vuajnë nga komplekset personale dhe vuajnë të jenë vetvetja.

Ylli i hitit “Because of You” i bëri këto deklarata, teksa po e citonte një mesazh të personalitetit televiziv, Valerie Bertinelli, e cila ishte quajtur e “trashë” në sektorin e komenteve të një postimit të saj të fundit në Instagram.

Këtyre komenteve, Bertinelli iu kishte përgjigjur: “Wow. Dikush gjithmonë kujdeset që të ma kujtojë t’i sistemojë edhe më shumë mendimet e mia negative. Faleminderit që po ma kujtoni se jam shumë më shumë se trupi im. Ju uroj një ditë të bekuar”.

Clarkson e ka lavdëruar Bertinellin për mënyrën se si ka reaguar, duke thënë: “Fuqia e vërtetë ta njohësh projeksionin e negativitetit të të tjerëve dhe t’i kundërpërgjigjesh me qasje pozitive, inteligjencë dhe energji të bukur e cila ju buron nga shpirti. Njerëzit e pamëshirë flasin keq për të tjerët sepse kanë frikë të jenë vetvetja.”

Kelly Clarkson shpesh e përdorë rrjetin social Twitter për t’i mbështetur mikeshat dhe koleget e saj të famshme, siç kishte bërë muajin e kaluar, duke i qëndruar pranë këngëtares Pink, pasi ajo kishte deklaruar se po ndihet çuditshëm rreth plakjes dhe se planifikon ta pres këtë proces në mënyrë natyrale, dhe pa ndihmën e operacioneve kozmetike.

Të ngjashme