“Kemal”, me urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortes

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 12:58 | Nga

Janë ndër aktorët më të dashur për publikun.

Dhe tani Burak Ozçivit dhe Fahryie Evcen kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar, shkruan lajmi net.

Përpos që shquhen për rolet e shumta, ata janë bërë edhe një nga çiftet më të përfolura të shoubizit të cilët komentohen vazhdimisht.

Sot, bashkëshortja e Burakut feston ditëlindjen e 32-të, e që padyshim nuk ka munguar as urimi i personit më të veçantë në jetën e saj.

“Gruaja ime e bukur urime ditëlindjen me shëndet dhe të lumtur gjithmonë bashkë”, ka shkruar Ozçivit.

Kujtojmë që Burak u bë më i njohur për shqiptarët me rolin e “Kemalit”, në serialin turk “Kara Sevda”. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme