“Këmbëngulja është në gjakun e saj”, Dua Lipa flet për rrugëtimin në muzikë

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi vetëm pak ditë më parë solli albumin e saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia”.

“Nostalgjia e së ardhmes” aktualisht është në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në top 5 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, është një nga albumet më të vlerësuara deri më tani, me një rezultat mesatar prej 88 në Metacritic.

Ylli nga Kosova së fundmi ka folur rreth albumit të fundit, jetës në Londër e po ashtu edhe rreth origjinës së saj.

“Këmbëngulja, megjithatë, është në gjakun e saj. Lindur në Londër, prindërit e saj shqiptarë-kosovarë e sollën përsëri në Prishtinë në moshën 13-vjeçare, por kjo zgjati vetëm dy vjet pasi është kthyer sërish në Mbretërinë Bashkuar, vetëm, për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare”, ka thënë Dua për BBC.

“Unë nuk ndjeva sikur kisha mundësi të mjaftueshme ta bëja këtë nga Kosova”.

“Kështu që kur u ktheva në Londër në moshën 15-vjeçe, unë vazhdoja të shkoja në shkollë, por mendova, unë do të përdor rrjetet sociale në avantazhin tim dhe do të publikojë disa këngë ‘cover’ në internet”, vazhdoi ajo.

“Thellë kam dashur ta kem atë efektin Justin Bieber ku dikush do të më gjente në YouTube”, ka thënë mes tjerash artistja shqiptare.

Përvoja gjithashtu e ndihmoi atë të përcaktonte se kush dëshironte të ishte si artiste.

“Ndjehem sikur jam shumë më tepër në kontakt me atë që jam tani”. “Unë kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe atë që dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë”, shton më tej Lipa.

“Future Nostalgia” është albumi i dytë i këngëtares, i cili vjen pas atij “Dua Lipa” të lansuar në vitin 2017.

Albumi përmban gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave i ka publikuar me klip: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”. 

Të ngjashme