“Kemi luhatje”, Sarah zbulon arsyen e zënkave me DJ PM

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” bashkë me motrën e saj dhe ka folur për marrëdhënien e saj me DJ PM.

E pyetur se si po shkon lidhja në distancë dhe për çfarë zihen më shpesh, blogerja nuk na e kurseu një përgjigje.

Sarah tha se marrëdhënia e tyre është si çdo marrëdhënie tjetër dhe padyshim që edhe zënkat nuk mungojnë.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qelluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri.”

Motra e blogeres, Dieta shprehet se është shumë e lumtur për Sarën dhe se nuk ndërhyn në marrëdhënien e saj me DJ PM.

“Jam shumë e lumtur për Sarën dhe ndihem mirë kur ajo është e lumtur. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënie, mund të jap një këshillë, por çdokush bën vetë çfarë të dojë. Unë për momentin destinacionin e kam vet në Tiranë.”

Të ngjashme