Kendall Jenner bëhet me brendin e saj të tequilas

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Supermodelja 25-vjeçare, Kendall Jenner, ka katër vjet që ka punuar në krijimin e brendit personal të pijes alkoolike tequila. Të martën mbrëma ajo e bëri të ditur lajmin se më në fund është gati ta lansojë bendin e saj të quajtur, “818”.

Tequila e Jennerit e emëruar sipas kodit postar të Calabasas, ku ylli televiziv jeton, tashmë është pije e shpërblyer me çmime të shumta, anipse ende nuk është hedhur në treg. Por, Kendall bashkë me ekipin e saj e kanë dërguar këtë produkt në gara botërore të pijeve alkoolike, në mënyrë anonime.

“Për pothuajse katër vjet jam përkushtuar në krijimin e tequilas me shijen më të mirë. Pas dhjetëra provave të shijes, udhëtimeve të vazhdueshme në fabrikën tonë, pjesëmarrjes në garat e ndryshme të shijeve në mënyrë anonime dhe fitimit të disa shpërblimeve, mendoj se më në fund ia kemi dalë ta krijojmë brendin më të mirë të mundshëm të tequailas. Kjo është pija e vetme alkoolike që e kemi konsumuar për një vit të tërë, dhe mezi prej që të gjithë ta kenë atë në duar dhe ta shijojnë aq sa edhe ne. Tequila ‘818’ vjen së shpejti”, kishte shkruar supermodelja në postimin e saj në Instagram.

Të ngjashme