Kendall Jenner feston ditëlindjen e 25-të

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur amerikane dhe ylli televiziv, Kendall Jenner, sot e feston ditëlindjen e 25-të.

E lindur në vitin 1995 në Los Angeles, Jenner u bë e famshme për publikun mbarëbotëror si fëmijë duke u bërë pjesë e shout televiziv, “Keeping up with the Kardashians”, i cili e ekranizon jetën e familjes dhe motrave të saja të famshme, transmeton Koha.

Kylie Jenner e ka filluar karrierën e saj si modele qysh në moshën 13-vjeçare, dhe sot shquhet si një prej supermodeleve më të kërkuara në pasarelat e modës anembanë globit. Përgjatë vjetëve ajo ka sfiluar për disenjator dhe marka të njohura të modës si: “Victoria’s Secret”, “Burberry”, “Fendi” dhe të tjerë.

Përveç që bukuroshja 25-vjeçare është paraqitur në disa ballina të revistave prestigjioze, ajo po ashtu njihet si ambasadore e fushatave reklamuese të disa kompanive gjigante si: “Mango”, “Estee Lauder”, “Marc Jacobs” dhe “Calvin Klein”.

Në vitin 2015, Kendall ishte nderuar me titullin e personalitetit me foton më të pëlqyer në Instagram. Në fotografinë në fjalë ajo shfaqet e shtrirë në dysheme, me flokët e rregulluara në formë të zemrave. Në vitin 2017, revista “Forbes” e emëroi atë modelen më të paguar në botë. Ndërkaq sivjet ajo bashkëpunoi me motrën e saj të vogël, Kylie Jenner, në krijimin e një linje të produkteve të bukurisë për kompaninë “Kylie Cosmetics”.

Kendall Jenner është vajza e Kris dhe Caitlyn Jenner, si dhe motra e Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian.

Gjatë ditëve të fundit ajo ka qenë në qendër të mediave botërore pasi ka marrë kritika nga publiku, për faktin se e ka festuar ditëlindjen e saj në kohë pandemie me organizimin e një ndeje me shumë të ftuar, ku nuk ishin respektuar rregullat e sigurisë për koronavirusin.

Ndeja zuri vend gjatë festës “Halloween” dhe në mesin e të ftuarve të cilët ishin veshur me kostume të ndryshme kreative, ishin një numër i personaliteteve të famshme si: Justin dhe Hailey Bieber, Jaden Smith, The Weeknd, Doja Cat, Kanye West dhe Kim Kardashian, Travis Scott, Paris Hilton, Quavo, Winnie Harlow dhe të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme