Kendall Jenner imiton balerinët, por nuk pëlqehet

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 16:43 | Nga

Modelja Kendall Jenner u bë pjesë e një seti fotografik ku iu kërkua të improvizojë versionin më të mirë të një balerine.

Këto foto janë hedhur në faqen e Instagramit të fotografit Miguel Reveriego dhe së shpejti do të jenë pjesë e revistës “Spanish Vogue”.

Këto foto nuk kanë pasur asnjë koment pozitiv, përkundrazi fansat janë të zemëruar me Kendall dhe njerëzit që ndihmuan në zhvillimin e këtij seti.

Fansat dhe balerinë të ndryshëm profesionistë, duke përfshirë Abby Lee Miller, janë shprehur se Kendall nuk është një balerinë e vërtetë dhe fotot janë thjesht skandaloze.

“Nuk mund ti japësh një modeleje një palë këpucë balerine dhe të presësh që ajo të bëhet një e tillë. Ka pa fund balerina të talentuara që meritojnë të jenë në këtë set, Kendall nuk është e zonja”, shprehet një fanse në Twitter.

Ndërsa Abby Lee Miller fajëson Kriss Jennerin që nuk e ka lejuar vajzën e saj të ndërmarrë kurse baleti dhe e këshillon që mos të bëjë të njëjtin gabim me North West.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme