Kënga e Bleona Qeretit lë pas atë të Ariana Grandes

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, rreth gjashtë muaj më parë, ka publikuar këngën më të fundit.

Në vidioklipin e këngës, Bleona duket në formë mjaft të mirë dhe tejet tërheqëse e atraktive. Komente të shumta dhe mjaft positive vijnë nga adhuruesit e saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë këngën.

Gjithashtu, pëlqime të shumta kanë ardhur jo vetëm nga publiku i thjeshtë, por edhe nga shumë Dj nëpër botë.

Në bazë të një liste të publikuar nga ‘Kings of Spin’ me 30 këngët më të pëlqyera. Statistikat bëjnë me dije se kënga ‘I Don’t Need Your Love’ në një version remix është në vendin e 3-të si kënga më e votuar nga Dj, duke lënë pas artistë të njohur si Ariana Grande.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme