Kënga e fundit e Noizyt e vjedhur? (Video)

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 11:36 | Nga

Vetëm pak ditë pasi u publikua, kënga më e re e Noizyt mori vëmendje të madhe, ndoshta edhe për shkak të mesazhit që ajo përcolli.

Më së shumti kjo këngë ishte “diss” për kolegët e tij reperë, por edhe për televizionin me të cilin është në armiqësi.

Duhet thënë se ritmi muzikor ishte mjaft i goditur dhe u pëlqye menjëherë. Mirëpo pak më parë pranë JOQ, ka shkruar një i ri që jeton në Itali dhe ai drejtëpërdrejt akuzon Noizyn për vjedhje kënge.

Djali në këtë akuzë të tij bazohet te një këngë italiane e publikuar me datë 16 janar. Muzika dhe ritmi janë shumë të ngjashme dhe i riu thotë se kjo është vjedhje e pastër, por si qëndron e vërteta? Ndërkohë duhet të sqarojmë se Noizy e ka sqaruar se e ka marrë me të drejta të plota këtë remix. Gjithsesi, ky është shqetësimi i tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme