Kënga e James Bluntit i është dedikuar një vajze shqiptare

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 09:18 | Nga

Të gjithë e kemi dëgjuar, kemi kërcyer dhe kemi mësuar çdo fjalë të hitit ‘You’re beautiful’ të këngëtarit James Blunt, por ky hit paska të fshehur një detaj shqiptar që nuk e paskemi ditur. Pas një postimi në profiline tij në Instagram nga Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka treguar se kënga e njohur “You’re beautiful “e James Blunt është shkruar për një vajzë shqiptare.

Ai ka publikuar një video ku shihet këngëtari duke kënduar këngën e famshme dhe në përshkrim të saj ka shkruar se kjo këngën i dedikohet një vajze nga Kosova, e cila ishte takuar me këngëtarin në vitin 1999, në kohën kur James shërbente si një paqeruajtës me forcat Britanike në kohën e luftës së Kosovës.

”James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik në vitin 1999 dhe të cilën ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit që frymëzuat James-in që këndoi një këngë kaq të bukur”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme