Kënga e re e Dua Lipës, 10 milionë shikime për 48 orë

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 14:35 | Nga

Vetëm 48 orë i kanë mjaftuar që kënga e re e këngëtares shqiptare Dua Lipa të arrijë një tjetër sukses.

Kënga e saj e re “IDGAF” ka arritur 10,2 milionë klikime në YouTube vetëm dy ditë pas lansimit.

Kënga ka marrë mbi 775 mijë pëlqime dhe 38 mijë komente, ku shumica prej tyre janë pozitive.

Theksojmë se bukuroshja është nominuar së fundi në pesë kategori të ndryhem në “Brit Awards 2018”, e cila gjë ka bërë bujë të madhe duke arritur një rekord personal.

22-vjeçarja tashmë ka marrë një numër të madh të shpërblimeve ndërkombëtare ndërsa hiti i saj “New Rules” ka arritur shifrat prej 896 milionë shikimesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme