Kënga e re e ndarjes nga Cyrus i shtyn fansat të thonë “I gjori Liam”

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa drama e saj e ndarjes po vazhdon të shfaqet në titujt kryesorë, Miley Cyrus e ka publikuar një këngë të re, “Slide Away”, dhe atë pikërisht rreth dramës së ndarjes.

Ajo e publikoi singlin të premten, ndërsa vargjet e këngës thonë “Njëherë në një kohë ishte parajsë/njëherë në një kohë isha e paralizuar/mendoj se do të më mungojnë këto drita të portit/por është koha të nisem”.

Si dhe, “Një herë në një kohë ishte bërë për ne/zgjohem një ditë dhe u shndërrua në pluhur/Zemër, u gjetëm, por tani kemi humbur/Kështu që është koha ta lëmë të shkojë”.

Më interesante është që kopertina e këngës tregon shishe të alkoolit dhe pilulave përreth pishinës dhe ajo gjithashtu këndon, “E dua shtëpinë time në kodra/Nuk dua uiski dhe pilula/Nuk heq dorë lehtë, por nuk mendoj se pajtohem me këtë”.

Është kjo një zgjedhje interesante duke marrë parasysh se burimet nga Cyrus thanë për TMZ se Miley u përpoq ta shpëtonte martesën e saj, por ndarjes ia dha “vulën” fakti që Liam po pinte shumë dhe po përdorte ilaçe të caktuara – dhe se ajo nuk dëshironte të ishte pjesë e kësaj, transmeton “Koha Ditore”.

Një histori e ngjashme u shfaq në revistën People, “Të gjithë gjithmonë mendojnë se Miley është problematike dhe e papjekur dhe një person që i pëlqen të bëjë ahengje ndërsa ai është një djalë simpatik, por kjo është në të vërtetë e pasaktë”, tha një mik i çiftit. “Liam bën ahengje me miqtë e tij, ndërsa Miley mendon se ai duhej ta ketë tejkaluar deri më tani këtë.”

Por janë dy anë të çdo historie. Kjo “anë” filloi të qarkullojë pasi që Cyrus, e cila identifikohet si queer (orientim seksual jo-heteroseksual), u pa duke u puthur me Kaitlynn Carter në Itali. Ato që atëherë janë kthyer në L.A. së bashku.

Të ngjashme