Kënga e Young Zerkës lëshohet në radiot turke, reagon Aurela Gaçe

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:45 | Nga

Kanë kaluar 2 vjet prej publikimit dhe akoma dëgjohet, madje edhe përtej vendeve shqipfolëse.

“Like Rihanna” nga Young Zerka e cila në Youtube ka grumbulluar 23 milionë klikime ka zënë vend edhe ë radiot turke, shkruan lajmi.net

Ishte këngëtarja Aurela Gaçe ajo e cila nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram, e ka treguar këtë.

Në videon e postuar ajo shihet në një dyqan fustanesh në Stamboll aty ku edhe e ka dëgjuar zërin e Zerkës dhe i ka kërkuar shitëses t’a kërkoj në platformën Shazam për t’i treguar se kush është ai dhe se është shqiptar.

”Në mes të Stambollit që thoni ju. …dëgjoj një këngë e një zë shumë të njohur. Hapa veshët mirë…pyes shitësen, a është radio apo ndonjë cd? Radio tha. Hap telefonin edhe fillova t’a xhiroja momentin. -Futu pak në shazam- i thashë. Gjeje pak kush është ky .( une e dija, por doja ta dinte edhe ajo ?)Ishte vetë ai, Like Rihanna, por PA KONTRROLL @youngzerka .Ore, se mos nuk na flet më vonë”, ka shkruar Aurela pranë videos së postuar.

https://www.instagram.com/p/BjMcXXcgoAc/?taken-by=aurelagaceofficial

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme