Kënga ”Mall” e Eugent Bushpepës vjen cover nga muzikanti anglez

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 09:18 | Nga

Kënga”Mall” fituese e Festivalit të Këngës në RTSH e Eugent Bushpepës, po qarkullon në Youtube por e kënduar nga një muzikant anglez.

Danny McEvoy quhet artisti, i cili njihet edhe për shumë cover-a të tjerë të këngëtarëve të njohur në botë, transmeton atsh.

E veçanta dhe e bukura e këtij interpretimi është se këngëtari e këndon në shqip dhe në fund të këngës ai kërkon falje për shqipërimin e tekstit.

Ai mban në kokë edhe një kapele me simbolin e flamurit shqiptar.

“Mall” është kënga e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme