Kënga “One Kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harris arrin 700 milionë shikime në YouTube

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ajo vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila po korrë suksese të mëdha me projektet e saj.

Ylli shqiptar së fundmi është bërë e ditur se ka arritur 700 milionë shikime në YouTube me projektin “One Kiss”.

Kënga, e cila u lansua në vitin 2018 në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, është bërë një ndër projektet me më së shumti shikime të 25 vjeçares.

“One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris ka arritur zyrtarisht 700 milionë shikime në YouTube. A është kjo videoja e tretë e Dua Lipës që ka arritur këtë”, thuhet në një njoftim të ndarë në InstaStory nga faqja ‘dlipanews’, të cilën më pas e ripostoi edhe vet artistja.

Ndërkohë, që nga momenti kur është lansuar në YouTube, kënga ka arritur që menjëherë të pëlqehet nga fansat.

Ajo madje asokohe ishte radhitur e para në iTunes, e në disa platforma të tjera muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme