Këngëtari francez shtyn për në shtator koncertet

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 09:45 | Nga

Këngëtari i famshëm francez, Charles Aznavour i cili pak muaj më parë pësoi një thyerje të dyfishtë në krahun e majtë, do të anulojë pesë data të planifikuara këtë verë dhe pritet të rinisë turin në muajin shtator, njoftoi dje për median agjenti i tij, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Që prej aksidentit që i shkaktoi një thyerje të dyfishtë në pjesën e parakrahut, Charles Aznavour është në fazën e rikuperimit, megjithëse mjekët vlerësuan se periudha e shërimit do të jetë më e gjatë sesa parashikimi dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit”, saktësoi i njëjti burim në një deklaratë.

Koncertet e 30 qershorit në Londër, më 14 korrik në Marbella (Spanjë), më 21 korrik në Regensburg (Gjermani), më 4 gusht në Këln (Gjermani) dhe më 16 gusht në Pula në Kroaci do të anulohen.

Këngëtari, 94 vjeç, do të mund të vijojë turin e tij botëror në muajin shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme