Këngëtari i famshëm spanjoll Pablo Alboran pranon se është gay

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur spanjoll Pablo Alboran para pak ditësh ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale ku ka folur për orientimin e tij seksual. Alboran ka pohuar se është gay.

‘Është momenti të jem pak më i lumtur’ ka shkruar ai krah publikimit.

“Dua që zëri im të jetë më i lartë dhe të ketë më tepër peshë dhe vlerë. Jam këtu për t’ju thënë se jam homeseksual dhe se çdo gjë është mirë. Jeta vazhdon dhe çdo gjë do të mbetet e njëjtë, por unë do të jem pak më i lumtur, se sa tani”.

Alboran ka një kontratë me Ëarner Music dhe këngët e tij janë mjaft popullore, jo vetëm në Spanjë por në mbarë globin.

Këngëtari falenderoi familjen e tij, për faktin se ata kanë krijuar një hapësirë, ku ai ndihet i pranuar.

“Fatkeqësisht shumë njerëz nuk kanë patur të njëjtën eksperiencë të mirë si unë”, tha 31 vjeçari./ge

Të ngjashme