Këngëtari i njohur tregon arsyen pse i vendosi të birit emrin e tij

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari, Jason Derulo para pak javësh është bërë baba për herë të parë. Ky lajmi u bë i ditur përmes së dashurisë së tij, Jena Frumes e cila publikoi fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Ajo publikoi disa fotografi ku shihet çifti së bashku me vogëlushin e sapolindur.

“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë Jason Derulo”, shkroi Jena.

Ndërkohë, Jason ka zbuluar së fundmi emrin e vogëlushit. Ai ka publikuar në Instagram disa video të tij dhe Jena-s duke u bërë gati për ardhjen në jetë të djalit.

“Dita më e lumtur e jetës sime mbërritja e vogëlushit tonë (Jason King Derulo) në shtëpi. Ai është me shumë fat që ka një mama heroinë kaq të fortë dhe të kujdesshme”, ka shkruar këngëtari.

Derulo ka treguar për revistën “People” se donte patjetër të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi gjithashtu të njëjtin emër që ka vetë, për t’u ndjerë më afër me të birin.

“Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin.”- tregoi ai.

Të ngjashme