Këngëtari kosovar flet pasi u diagnostikua me Coronavirus

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari kosovar konfirmon se është diagnostikuar me Coronavirus.

Tashmë është zyrtare. Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën sot nga Gjermania.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic.

I pyetur se a është e vërtetë që ai veçse është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme