Këngëtarit Art Abazi ia thyejnë veturën që në mëngjes

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 18:52 | Nga

Këngëtari Art Abazi mëngjesin e sotëm (e martë), nuk e kishte aq të këndshëm sa çdo mëngjes tjetër.

Përkundrazi, me të zgjuar, ai ka parë se vetura e tij e parkuar gjatë natës, është thyer nga hajdutët.

Këtë gjë, ai e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, ku ka treguar imazhet nga vetura e thyer.

Atij i janë vjedhur dritat e përparme të veturës, si dhe i është thyer gjami i përparmë i shoferit.

“Zgjohet njeriu në mëngjes dhe e gjen veturën pa drita”, shkruan Arti në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, Abazi ka treguar se lidhur me këtë ngjarje ka njoftuar Policinë e Kosovës, duke mbajtur shpresa në zbardhjen e rastit.

“Krejt shpresat te numri i rastit”, ka shkruar më tej këngëtari Abazi.

Mirëpo për fat të mirë, kjo ngjarje e hidhur u pasua vetëm me dëme materiale.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme