Këngëtarja e famshme: Berlusconi çmendej pas meje

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ajo ishte një ndër këngëtaret dhe personazhet publik më të njohur në Itali, disa dekada më parë.

Bëhet fjalë për Sabrina Salernon, e cila së fundmi ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj, gjatë një interviste për mediat italiane.

Tashmë 51 vjeçe dhe nënë e një djali 15-vjeçar, Salerno tregon se në kulmin e famës së saj, Silvio Berlusconi çmendej pas saj.

“Ai çmendej pas meje, po nuk ishte i vetmi në fakt”, ka thënë Salerno.

Më tej ajo tregon së në rrjetet sociale i vijnë shumë propozime absurde nga njerëz me pushtet dhe para, “të cilët mendojnë se mund të blejnë çdo gjë me para”.

Aktualisht Salerno jeton në Francë, ku ushtron aktivitetin e saj artisik, edhe pse jo më si në vitet ’80, kur ishtë një yll.

Të ngjashme