Këngëtarja e metrosë që u bë virale shkon musafire tek Ellen

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Charlotte Awbery, këngëtarja që u bë e famshme brenda natës javën e kaluar pasi ajo u ndal nga gazetari i mediave sociale Kevin Freshwater në metro për një lojë të njohir si “Finish The Lyrics”, u shfaq në Ellen dhe mahniti të gjithë përsëri.

Awbery ishte duke dalë me shoqërine dhe ishte duke ecur nëpër London Tube (Transporti Nëntokësor i Londrës) kur u ndaj nga Kevin i cili i kërkoi ta vazhdonte tekstin e këngës “Shallow” nga filmi “A Star is Born”.

Awbrey e vazhdoi këngën tejet bukur dhe klipi i publikuar më pas u bë viral.

Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht dhe llogaria e saj në Instagram u rrit nga 7,000 ndjekës në më shumë se 342,000, përfshirë këtu edhe Ariana Grande.

Charlotte në paraqitjen e saj tek Ellen tha se ka qenë këngëtare për 15 vjet dhe ka marrë këshilla nga babai i saj i cili i kishte thënë të këndojë kudo që ka mundësi.

Ellen gjithashtu e befasoi atë me disa dhurata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme