Këngëtarja e njohur befason me deklaratën: Nuk kam ditur të lexoj

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Ajo sot është ndër artistet më në zë të momentit, me një pasuri marramënedëse e karrierë super të pasur por dikur nuk dinte të lexonte.

Fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin  e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme