Këngëtarja e njohur shqiptare braktis muzikën për një pozitë në ujësjellës

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zajmina Vasjari duket se e ka lënë anash muzikën pasi tashmë është emëruar me një post sa i përket sektorit publik.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale është identifikuar se Zaimina Vasjari është emëruar specialiste pranë Ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut.

Në dokument, shkruan se ajo është emëruar në këtë detyrë në datë 10 qershor të këtij viti dhe kategoria e pagës është “Punonjëse e kategorisë së Parë” teksa mund të shihet se vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Kujtomë se, Zaimina nuk ka qenë edhe aktive me projekte muzikore duke iu përkushtuar familjes.

Të ngjashme