Këngëtarja më e re e estradës Anjeza Vokshi publikon këngën “Basic”

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Estradës kosovare çdo ditë po i shtohen artistë të rinj. Një ndër ta është edhe këngëtarja e re Anjeza Vokshi e cila fuqishëm po paraqitet para publikut kosovarë.

Me një stil të vecantë, Anjeza së fundmi ka publikuar këngën më të re “Basic” të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

Tektsi është shkruar nga vetë këngëtarja, ndërsa për videoklipin janë kujdesur Main Music Entertainment.

“Basic”, është pëlqyer nga fansat e Anjezës. Vetëm për dy ditë, kjo këngë ka arritur 71.090 klikime.

Të ngjashme