Këngëtarja shqiptare pendohet për ndërhyrjet estetike

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe këngët e saj dëgjohen e pëlqehen pothuajse nga të gjithë.

Prej shumë kohësh ajo nuk është aktivizuar në muzikë dhe nuk ka sjellë asnjë projekt të ri, por është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se ka hequr dorë nga vetullat tatuazh duke iu kthyer origjinalitetit të saj siç ka lindur e ëma.

“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, ka shkruar Poni duke na lënë të kuptojmë se është pënduar për ndërhyrjet e saj estetike dhe tashmë preferon një pamje sa më natyrale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme