Këngëtarja turke vritet në një klub nate në Bodrum

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 11:14 | Nga

Këngëtarja turke, Hacer Tülü, është vrarë në një klub të njohur nate në Bodrum të Turqisë.

40-vjeçarja është në mesin e dy të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë në klubin e natës Medusa.

Mediat turke raportojnë se një veturë është ndalur para klubit para se një person të futej në objekt dhe të hapte zjarr në drejtim të njerëzve.

Personi i dytë i vrarë besohet se është pronari i klubit. Në këtë sulm janë plagosur katër persona.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme