Këshillat e Rudinës për jetë të shëndetshme

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 14:52 | Nga

Rudina Magjistari gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me ëmbëlsinë që e karakterizon dhe mënyrën si prezanton.

Jo rrallë herë ajo këshillon ndjekësit me anë të shprehjeve të ndryshme duke dashur të përçojë mesazhe pozitive. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme duke publikuar në ‘story’ një listë shëndeti.

Për të gjithë ju që mendoni se ju duhen disa këshilla, Rudina ju njeh me ato që përdor vetë:

“Fli më shumë gjumë. Gjej kohë për të bërë ushtrime. Pi më shumë ujë. Ha më pak ëmbëlsira. Qëndro i gatshëm për të mësuar. Lexo dhe shkruaj më shumë. Hiq rrëmujat. Bëj më shumë gjeste të rastësishme mirësie. Mos ju përgjigj negativitetit. Shpenzo më shumë kohë me familjen. Trego mirënjohje”, kanë qenë këshillat e Rudinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme