Kështu dukej Dua kur ishte e vogël (Foto)

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 16:02 | Nga

Dashurinë e dëshirën për muzikë e ka qysh nga fëmijëria.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare e cila po arrin famën e saj në botë, Dua Lipa.

Një këngëtare simpatike dhe me shumë stil, këto karakteristika e veçojnë këngëtaren e njohur.

Së fundmi Dua në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi kur që kur ishte e vogël shihem me mikrofon në duar.

Dua duket se si fëmijë ka qenë shumë e ëmbël. Këtë më së miri e tregon kjo fotografi.

Por, përveç kësaj Dua ka dhënë edhe lajmin e mirë për të gjithë fansat e saj.

Ajo ka treguar se nesër do të publikojë këngën e saj më të re “LIYL”.

Dua këtë këngë e ka paralajmëruar të publikohet të martën.

Mirëpo ajo e kishte anuluar deri të premten, kështu duke u solidarizuar me viktimat që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Manchester.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme