Kështu duket pa grim Arilena Ara

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 10:25 | Nga Ekonomia Online
Këngëtarja, Arilena Ara shquhet për bukurinë e saj natyrale.
Arilena është ndër artistet e rralla të skenës muzikore që guxon të pozojë edhe pa makijazh, shkruan lajmi.net

Meqë ka një pamje të tillë dhe mjaft unike nuk ka si të mos komentohet nga ndjekësit e rrjeteve sociale. “Arilena e bukur”, “E bukur nga natyra”, “Dashuri”, janë disa nga komentet pozitive që ka pranuar.

Nëse shikoni profilin zyrtar të këngëtares Ara mund të vëreni që një pjesë të imazheve i ka natyrale dhe pa grim fare.

“X Factor Albania”, i dha asaj një hap të madh për të arritur përpara e që tani është goxha aktive me projekte të reja muzikore.

Theksojmë se kënga “Nëntori” e saj ka rrëmbyer vendet e para në klasifikimet muzikore në Rusi dhe është një nga hitet e preferuara të Arilenës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme