Jo veç kryeministri, edhe Daut Haradinaj e feston Ditën e të Dashuruarve

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj bëri bujë me një fotografi duke i dhuruar bashkëshortes së tij, Anitës, një buqetë të madhe me lule me rastin e Shën Valentinit, ka ardhur dhe “reagimi” i vëllait të tij.

Lola Haradinaj ka postuar një imazh në rrjetet sociale teksa shfaqet pranë bashkëshortit, deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Dita e Shën Valentinit#ti dhe unë #gjithmonë”, ka shkruar Lola në foton me Dautin. Ata duken tejet në formë dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Theksojmë se, Lola është e martuar prej vitesh me deputetin, Haradinaj dhe janë prindër të dy fëmijëve.

View this post on Instagram

#vday #meandyou❤ #alwaysandforever

A post shared by Lola Haradinaj (@lolaharadinaj) on


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme