Kështu u dukën çifti presidencial në premierën e filmit “Zgjoi”

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë marrë mbrëmë pjesë në premierën e filmit “Zgjoi”, i cili është filmi i nominuar i Kosovës për “Oscar”, raporton Express.

Osmani kishte veshur një fustan të kaltër, derisa Sadriu një kostum që e kishte kombinuar me një papjon shumëngjyrësh.

Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë. Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi nga premiera.

Të ngjashme