Këta dhjetë personalitete të njohura e filluar karrierën me prishje kontrate

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Dëshmi që prishja e kontratës mund të hapë dyert e karrierës së vërtetë!

Në kohën e tashme kur prishjet e kontratës fatkeqësisht janë bërë përditshmëri, ngushëllim mbase mund të ofrojë fakti që edhe njerëzit më të famshëm njëherë kanë qenë “të përjashtuar”, transmeton Telegrafi.

1. Abraham Lincoln është “degraduar” në ushtri gjatë vitit 1832. Ka qenë kapiten, ndërkaq është bërë ushtar “i zakonshëm”.

2. Howard Stern është përjashtuar nga radio BBC për shkak që ka pasur kuptim “të çuditshëm” për humor.

3. J.K. Rowling ka humbur punën e sekretares në Amnesty International, sepse kompjuterin e ka përdorur për qëllime personale.

4. Jerry Seinfeld është përjashtuar në emisionin e parë TV, siç kanë konstatuar atëherë, për shkak të “paraqitjes së butë”.

5. Lady Gaga ka refuzuar botuesin, sepse nuk ishte i gatshëm të priste gjashtë muaj për albumin e saj të parë.

6. Madonna ka humbur punën në ‘fastfood’ në restorantin “Dunkin ’Donuts”, sepse ia ka derdhur pijen një blerësi.

7. Moxarti është përjashtuar si muzikant në Salzburg.

8. Oprah Winfrey ka humbur punën e vet si reportere TV, sepse producenti ka konsideruar që nuk është mjaft e aftë për punë.

9. Robert Redford është përjashtuar si punëtor i pakualifikuar në “Standard Oil”, sepse rastësisht ka thyer shishen dhe ka fjetur në punë.

10. Walt Disney ka humbur punën e karikaturistit sepse i kanë “munguar fantazitë dhe idetë e mira”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme