Këto gjëra janë të ndaluara t’i merrni në Sunny Hill Festival

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa jeni duke u bërë gati për Sunny Hill Festival, duhet të keni parasysh disa gjëra.

Në hyrje, pra më 4 gusht kur edhe nis festivali, do të kontrolloheni nga sigurimi.

Gjërat që janë të ndaluara t’i merrni me vete, tashmë janë bërë të ditura nga llogaria zyrtare e festivalit, dhe ato janë: Mjetet e mprehta, ushqime dhe pije, produkte kozmetike substanca ilegale dhe shkrepëse.

Poashtu, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete ID/pasaportën dhe biletën e printuar apo digjitale.

Të ngjashme