Këto janë shtetet që e votuan Shqipërinë në finalen e “Eurovision”

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u mbajt nata finale e festivalit evropian të këngës “Eurovison 2021”, ku fitues u shpall Italia.

Shqipëria u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila arriti të zë vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e përfaqësua nga shqiptari, Gjon Muharremaj, përfundoi e treta.

Shqipëria arriti të jetë finaliste bashkë me 26 shtetet e tjera e cila përformoi e dyta më radhë mbrëmë.

Ndërsa, shtetet të cilat e votuan Shqipërinë, pra Anxhela Peristerin me projektin e saj muzikor ‘Karma’ ishin Holanda e cila i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë Danimarka, kurse Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, prej të cilave grumbulloi gjithsej 22 pikë.

Këngëtarja shqiptare, po ashtu ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë.

Të ngjashme