Këtu e përfundove edhe performancën, Qumili kujton takimin e fundit me Cimën

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Aktorin e ka kujtuar sërish kolegu i tij Sevdai Radogoshi – Qumili, përmes një fotografie të publikuar ai zbuloi momentin e fundit të takimit me të në skenë.

“Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”, ka shkruar Sevdai Radogoshi-Qumili në fotografinë që ka postuar.

Rikujtojmë se, Rasim Thaçi – Cima vdiq të premten (26 mars) nga Covid-19, teksa po qëndronte prej ditësh i shtrirë në spital.

Ai ka lënë pas një karriere të bujshme profesionale si aktor, për të mos harruar kontributin e tij si profesor e futbollist vite më parë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme