Kevin Hart tërhiqet si nikoqir i Oscarit, pasi lëndoi komunitetin LGBTQ

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Komediani amerikan, Kevin Hart, është tërhequr nga roli si nikoqir i sivjetmë i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar’s, dy ditë pasi u dha lajmi.

Të premten Hart e ka publikuar një kërkimfalje për komunitetin LGBTQ në Twitter për deklaratat e tij ofenduese që kishte bërë karshi tyre dhe ka thënë se nuk do e drejtojë ceremoninë këtë vit, që të mos bëhet ai shpërqendrimi.

“Kam vendosur që të largohem nga pozicioni i nikoqirit të Oscarit të këtij viti”, ka thënë Hart në Twitter.

“Kjo për shkak se nuk dua që të bëhem shpërqendrim në një natë që iu dedikohet shumë artistëve të talentuar. U kërkoj falje për fjalët e mia insensitive për komunitetin LGBTI nga e kaluara ime”, ka shkruar Hart.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme