Kevini i “Home Alone” mbështet zërat për largimin e Trump nga filmi

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Aktori Macaulay Culkin është vënë në mbështetje të zërave që kërkojnë largimin e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump nga pjesa ku luan në filmin e famshëm “Home Alone 2: Lost in New York”.

Culkin i cili ka luajtur rolin kryesor si Kevin McAllister në filmin e famshëm të Krishtlindjeve të vitit 1992, ka dhënë mbështetjen e tij që Trump të largohet nga komedia, shkruan People.

Një prej fansave të filmit kishte shkruar në Twitter “Peticion për largimin digjital të Trump nga ‘Home Alone 2’ me Macaulay Culkin”.

I menjëhershëm ishte reagimi i aktorit i cili u përgjigj pozitivisht.

Ndërkaq një fans tjetër kishte bërë një ndërhyrje amatore duke e larguar Trumpin nga skena me Culkin dhe duke e shpërndarë në Twitter, të cilës aktori iu përgjigj me një “Bravo”.

Kërkesat për largimin e Donald Trump nga filmi janë ngritur pas dhunës së javës së kaluar në Kongresin Amerikan ku mbetën të vdekur disa persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme