Khalifa publikon album të ri muzikor

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 19:25 | Nga

Wiz Khlifa publikoi album të ri muzikor.

Reperi 30-vjeçar i dhuroi fansave të tij albumin e shtatë me radhë të titulluar “Rolling Papers 2” , si vazhdimësi e albumit të tij të vitit 2011 – Rolling Papers.

Në album janë përfshirë bashkëpunimet me Snoop Dogg, Gucci Mane, PARTYNEXTDOOR dhe me plot reperë të tjerë.

“Kjo është koha ime që të dëshmoj se jam i bërë nga e tashmja”, ka thënë Wiz për revistën Billboard derisa ishte duke e promovuar albumin.

“F—k çfarë kemi bërë më parë. Tashmë është gjë e kaluar. Duhet të na interesojë ajo çfarë jemi duke bërë tani. Ky moment është shumë i rëndësishëm. Është aq i rëndësishëm si kur kam hyrë në këtë lojë për herë të parë”, deklaroi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme