Khloe Kardashian pa photoshop bën bujë në internet, skuadra e saj po bën të pamundurën ta fshijë foton

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Skuadra Kardashian po lodhet shumë për të fshirë një foto private që tregon një anë të Khloe-s që publiku nuk e ka shansin ta shohë.

Imazhi tregon Khloe me bikini pranë një pishine, ndërsa fytyra dhe trupi i saj janë të pa photoshop-uar, siç normalisht ndodh të shohim motrat Kardashian-Jenner në Instagram, shkruan “Daily Mail”.

Fotoja u përhap shpejt në internet, duke dalë në media sociale dhe në “Reddit”, por është fshirë gjithandej. “Daily Mail” ka siguruar një screenshot.

Shumë kopje të fotos u fshinë nën kërcënime ligjore nga skuadra e Kardashians, që e quajti imazhin “të bukur”, por tha se ata dëshironin që ajo të zhdukej, sepse ishte e paautorizuar.

“Fotoja u mor nga Khloe gjatë një mbledhjeje familjare private dhe u postua në mediat sociale pa leje, për shkak të një gabimi të një prej asistentëve,”- tha Tracy Romulus, shefi i marketingut për “KKW Brands”, në një deklaratë. “Khloe duket bukur, por është brenda të drejtës së autorit që të dëshirojë të hiqet një imazh që nuk synon të publikohet”.

Kardashian-klanen i panik: Dette foto vil Khloé ikke have, du ser | SE og  HØR

Një përdoruese tjetër e “Reddit” pretendon se ishte pikërisht Kim Kardashian që e kontaktoi atë përmes DM në Twitter, për t’i kërkuar të hiqte fotografinë, duke e quajtur atë një “foto të vjedhur të bërë në ndriçimin më të keq”.

Një burim i dytë tha që fotografia u shkrep ndërsa Khloe, e cila është bërë shpesh objekt diskutimi për ndryshimet e vazhdueshme në fytyrën e saj, ishte duke biseduar, dhe përmban disa editime.

Sidoqoftë, editimet nuk ishin në nivelin normal për reklamat e markës së saj të veshjeve, “Good American”, që preferon të vetëquhet si “Përfaqësuese e Pranimit të Trupit”.

Në shkurt, Khloe postoi një foto të rrallë të strijave të saj nga afër, por tani po bën të pamundurën për të zhdukur një foto pa filtra e photoshop.

Khloe Kardashian shows off the curve with a blue mesh cover-up and a brown  one-piece swimsuit - Eminetra.co.uk
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme