Kida befason në një nga paraqitjet e fundit me veshje lëkure

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që befason gjithnjë me paraqitjet që bën në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Orhidea Latifi – Kida, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale.

Bukuroshja kësaj radhe ka ndarë një imazh të realizuar në një nga mbrëmjet muzikore, me anë të cilit rrëmbeu vëmendje të madhe.

Ajo vjen atraktive në veshje lëkure ngjyrë të kuqe, teksa flokët kaçurrele e bën të duket edhe më tërheqëse.

Për këtë fotografi, biondja mori komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

E njëjta momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dale” që e solli pak javë më parë me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.

24 vjeçarja veç tjerash është e pranishme edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Të ngjashme