Kida dhe Ledri publikojnë klipin e këngës “Tdu”

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Ledri Vula, kënga e të cilëve mban titullin “Tdu”.

Me një klip veror e paraqitje të mahnitshme, artistët duket se kanë sjell hitin e verës.

Muzika dhe producimi u bë në studion e SBS Entertainmennt nën përkujdesjen e Çelik Lipës.

Videoja ndërkaq iu besua “Sekuencë” dhe besohet që do pritet mirë edhe nga publiku.

Menjëherë pas publikimit, projekti mori reagime të shumta kryesisht pozitive.

Të plotë tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistes.

Të ngjashme