Kida dhe Mozzik nisin punën për projekte të reja, shfaqen së bashku në studio

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

“PP” dhe “Kërkun” janë dy nga hitet verore të cilat i kemi dëgjuar pothuajse në çdo vend përgjatë kësaj kohe.

Dhe pos këtyre projekteve të suksesshme, Mozzik dhe Kida, kanë bërë kuriozë të gjithë pasi u shfaqën sërish në një studio muzikore së bashku.

Është vet këngëtarja, ajo e cila ka ndarë një postim në InstaStory teksa në studio është artisti ferizajas dhe producenti Rzon.

Kjo ka lënë të kuptohet se dyshja janë duke punuar në një tjetër projekt të ri, ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

Ndërkohë, presim të shohim se çfarë do na sjellin dy artistët e njohur të estradës.

Kida momentalisht është duke punuar në një projekt solo të titulluar “Edhe sa”, derisa Mozzik po shijon suksesin e albumit të ri “Mozzart”.

Për këtë të fundit, reperi 24 vjeçari ditë më parë u prit në takim nga Presidenti Thaçi dhe nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Të ngjashme