Kida largohet nga On Records, është artiste e pavarur pas skadimit të kontratës

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, nuk është më pjesë e labelit, On Records.

Njoftimi është bërë zyrtar në rrjetet sociale nga vet antarët e labelit dhe producentët që kanë bashkëpunuar me këngëtaren.

Sipas tyre, kontrata ka përfunduar dhe tash Kida është artiste e pavarur, ndërkaq Zzap n’Chriss i kanë dëshiruar suksese.

Njoftimin e ka bërë edhe vet Kida në rrjetin social Instagram, ku ajo ka falënderuar On Records për bashkëpunimin.

“Të dashur fansa miq dhe kolegë, njerz pa vlerësimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë On Records”.

“Publikisht dua që të falënderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme deri më sot dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodshhme me shumë dashuri. Unë do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim. Faleminderit shumë”, u shpreh Kida në postimin e saj.

Këngëtarja që u shndërrua në yll të muzikës pop dhe RnB u katapultua në skenë si anëtare e On Records ku bashkëpunoi me producentët e njohur, Zzap n’Chriss, përgjegjës për të gjitha hitet e këngëtares.

Por, si duket tash e tutje Kida do të ndërrojë kahjen e saj dhe do të bashkëpunojë edhe me producentë e menaxherë të tjerë, ani pse koncertet dhe suksesi nuk i mungoi as nën petkun e On Records.

Kida kështu largohet me mirëkuptim nga labeli që e ngriti atë drejt famës, ndryshe nga Mozzik dhe Getinjo të cilët u përfshinë në një konflikt të madh me menaxherin e labelit, Mehmet Elshani, konflikt ky që tashmë është bartur edhe në gjykatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme