Kida merr vëmendje me paraqitjen e re, bëhet bionde

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është shumë e dashur për publikun e gjerë, pasi edhe përçon energji pozitive tek ta.

Ajo është mjaft aktive në prurjet e reja muzikore, të cilat pëlqehen në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së saj.

Por, së fundmi një postim në rrjetin social Instagran, Kida ka marrë vëmendjen me pozat e reja.

Në imazhin e ndarë ajo duket se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke u bërë kështu bionde, me të cilat është shfaqur atraktive.

Gjatë kësaj paraqitje, ajo nuk ka lënë anash të vë në pah edhe linjat trupore, me një bluzë të bardhe dhe pantallona.

Theksojmë se “PP” titullohet projekti i saj i fundit muzikor, në bashkëpunim me reperin Mozzik. 

Të ngjashme